Mehmeti: Mund të ketë më tepër se një person të përfshirë në rastin e mbrëmshëm

15:50 | 27 Nëntor 2021
S D

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke e bërë ekzamiinimin e terrenit, teksa shtoi se rreth personave të dyshuar mund të jetë një, me mundësi të ndërlidhjes edhe të personave të tjerë.

“Aktualisht Policia e Kosovës është duke bërë ekzaniminin në vendin e ngjarjes, jemi duke e bërë pastrimin e terrenit përkatësisht shikimin detajimin e vendit të ngjarjes, rrethinat, përkatësisht në vendet ku mund të ketë ndonjë provë”, ka thënë Mehmeti, njofton Klankosova.tv.

“Jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit, teksa kemi sjell njësi shtesë dhe ekspert të niveleve të ndryshme operative të i trajtojnë këto informacione”.

“Ne mund të flasim për një, dy apo tri pistave të hetimit, dhe të gjitha informacionet që jemi duke i marr, aktualisht bisedojmë për një person, me mundësi të ndërlidhjes edhe të personave të tjerë, që nënkupton që mund të ketë më shume së një të dyshuar”.

Në fund Mehmeti ka thënë se deri ne këto momente nuk e kemi asnjë të dhënë për akte terrorist apo që lidhet me akte religjioze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme