Familjari i nxënëses që ka vdekur mbrëmë nga sulmi me armë, Binak Mustafa, ka thënë se ngjarja ka ndodhur derisa autobusi ishte në mes të fshatit Gllogjan të Deçanit.
Ai ka thënë se djali i axhës së tij ishte i pranishëm në autobus derisa ndodhi sulmi. Sipas të afërmit të tij sulmuesi ishte larguar me qetësi nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës shtatë mbrëmë përderisa autobusi ishte në mes të fshatit ka ndodhur rasti. Sipas kallëzimit që e bën djali i axhës që ka qenë në autobus ai thotë se ka dalë një njeri me kapelë, maskë dhe kallashnikov, si dhe nga afërsia ka shtënë para autobusit”.
“Aty ka mbetur i vrarë shoferi, dy nxënësit janë plagosur dhe më pas nuk kanë mundut t’iu mbijetojnë plagëve të marra dhe kanë vdekur. Personi që ka shtënë është larguar me qetësi. Djali i axhës e ka thirrur babanë e tij, dhe ai kur ka shkuar kur e ka hap derën ka qenë një masakër, një tmerr, fëmijët kanë qentë të shastisur, kjo një ngjarje na ka shokuar”, ka thënë Mustafa për Klan Kosovën.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi