Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi dhe i dashuri i saj, Metodi Chilimanov, udhëtuan drejt Demir Kapija në Maqedoninë e Veriut, ku do të festonin ditëlindjen e Utës.
Në ditëlindjen e saj të 38-të, Uta morri edhe propozimin për martesë nga Metodi.
Ai i dhuroi në unazë të artë të personalizuar si lidhja 8-she e litarëve, që është edhe nyja më e sigurt për t’u përdorur në ngjitje.
“Erdhëm në Demir Kapija me ba ngjitje e me festu ditëlindjen tem, që e kam nesër , edhe vjetorin e dashurisë, e dolëm për vrap të mëngjesit edhe në ndalesën e parë për me e pa ylberin, Metodi më dhuroi unazë me 8she, që në ngjitje asht lidhja ma e sigurt
Normalisht që e pranova .. Momenti ma i bukur i jetës ..
Kështu, jeta asht ba ma e bukur që kur e kam taku nji njeri si Meto, me shumë dashni për jetën, e sportin, me shumë humor, mirëkuptim e përkrahje maksimale të jetës që e bajmë .. e diçka të tillë nuk e kam pas për 37 vjet të jetës tem .. e nesër i boj 38
Urime vjetori edhe e ardhmja lepurush, që çdo ditë ma bon me gaz e ma mbush me dashni
Të du sa malet .. ’, shkruan Uta në postimin e saj.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...