David Alaba do të rikthehet në fushë më shpejt se që është pritur.
Nëse jo të dielën, atëherë ai do të jetë në fushë javën e ardhshme.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.
Alaba dëmtoi gjurin në Champions League kundër FC Sherif, por fatmirësisht, nuk e ka dëmtuar ligamentin.
Ancelotti ka bërë të ditur se lojtari është stërvitur sot me ekipin, por ka ndjerë disa dhimbje të vogla dhe nëse nuk është i gatshëm kundër Sevillas, ai s’do të rrezikojë.
“Alaba është stërvitur, por po ndjen ende dhimbje. Do të jetë i ftuar, por nuk do të rrezikojmë me të. Nuk është lëndim serioz, sepse ligamenti nuk është prekur. Por nuk do të rrezikojmë”, tha Ancelotti.
Pas largimit të Sergio Ramos dhe Raphael Varane – David Alaba është shndërruar në një shtyllë në mbrojtjen e Real Madridit, bashkë me Eder Militaon. /GE/
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...