Një ministër rajonal i Gjermanisë ka paralajmëruar se ka shumë gjasë që varianti Omicron i koronavirusit ka arritur në Gjermani, pasi te një udhëtar që u kthye nga Afrika e Jugut u gjetën mutacione tipike të këtij varianti.
Kai Klose, ministër i Shtetit për Çështje Sociale dhe Integrim, shkroi në Twitter se një udhëtar që po kthehej nga Afrika Jugore u zbulua se është i infektuar me disa mutacione tipike për Omicronin. Ai tha se autoritetet kanë nivel të lartë dyshimi se pasagjeri është prekur nga varianti i ri.
“Nëse jeni kthyer nga jugu i Afrikës në javën e fundit, kufizojini kontaktet dhe testohuni”, i paralajmëroi ministri ndjekësit e tij në rrjetin social, shkruan Deutsche Welle.
Ai nuk dha hollësi të tjera për pasagjerin ose për aeroportin në të cilin ai ka arritur. Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit, që është aeroporti më i ngarkuar në këtë shtet, ndodhet në rajonin Hesse, ku është ministër Kai Klose.
Belgjika fqinje tashmë ka regjistruar një rast të të infektuarit me variantin Omicron. E infektuara është person i pavaksinuar dhe kishte ardhur nga një shtet i huaj./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh