Hoxhaj: Për Kosovën, për arsye historike, kulturore dhe politike Shqipëria është partneri më i natyrshëm dhe më strategjik në Ballkan

11:29 | 27 Nëntor 2021
L G

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se për Kosovën, Shqipëria është partneri më i natyrshëm dhe më strategjik në Ballkan.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook u shpreh se ndihet i gëzuar për mbajtjen e mbledhjeve midis të dyja vendeve.

“Për Kosovën, për arsye historike, kulturore dhe politike Shqipëria është partneri më i natyrshëm dhe më strategjik në Ballkan dhe i jam gëzuar gjithmonë mbajtjes së këtyre mbledhjeve midis të dyja vendeve, pavarësisht se sot jam në opozitë, e edhe kur dje isha në qeveri”, u shpreh ai.

Hoxhaj thotë se sa herë që mbahen mbledhjet e përbashkëta, ka vlerësime të ndryshme rreth qëllimeve dhe rezultateve të tyre.

Sipas tij, çdokush ka të drejtë në mendimin e vet, porse një gjë qëndron, ato bazohen në qasje të qartë strategjike.

“Jam i lumtur dhe krenar që dikur kisha një rol në krijimin e një platforme të partneritetit strategjik në vitet 2013 dhe 2014 përmes mbledhjeve të përbashkëta me Shqipërinë. Atëherë e kemi quajtur strategjik! Për mua ka qenë politikë e hapave të vegjël dhe e hapave të ndërmjetëm drejt një hapësire sa më të përbashkët: politike, ekonomik, shoqërore dhe kulturore”, shkruan Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme