Vrasja makabre në Gllogjan, qytetarët e Deçanit sonte protestojnë dhe ndezin qirinj në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave

10:48 | 27 Nëntor 2021
L G

Komuna e Deçanit sonte do të ndezë qirinj për nderë të tre viktimave që u vranë të premten në një autobus që po udhëtonte nga Gjakova për Decan.

Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se ndezja e qirinjve do të bëhet në ora 16:00 në qendër të qytetit në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet e viktimave, shkruan arbresh.info.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëmë tragjikisht humbën më të dashurit e tyre”, shkruan Ramosaj në Facebook.

Ndryshe, rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur nga ky krim makabër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme