Me rastin e Ditës së Forcës, sot në kazermën Adem Jashari u mbajt një ceremoni ku të pranishëm ishin krerët e lartë shtetëror e po ashtu zyrtaret të lart të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot feston me Ditës së Forcës, shkruan arbresh.info.
Në këtë tubim do të marr pjesë Komandantja Supreme, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministra, komandant dhe përfaqësues të FSK-së.
Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.
“Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit tanë më të fuqishëm. Forca e Sigurisë së Kosovës-forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin