Fillon kthimi në Maqedoni të Veriut i të lënduarve në aksidentin që ndodhi në “Struma” në Bullgari.
Dy të hospitalizuarit e parë do të lirohen sot nga spitali “Pirogov”, ndërsa dy të tjerë më 30 nëntor dhe tjetri më 1 dhjetor. Të lënduarit janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore.
Preshevari i lënduar, siç njoftoi dje ministri Osmani, do të dërgohet në Preshenvë, ndësa shtetasit në Maqedonisë në Shkup në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë. Të lënduarit së pari do të vendosen te spitalet e vendit dhe më pas do të lëshohen për mjekim në shtëpi.
Osmani tha se trupat pritet të dërgohen javën e ardhshme.
“Pritjet tona janë që javën e arhdhsme, pas përfundimit të identifikimit, mund të pritet e martë ose e mërkurë, me mundësi të lëvizë nëse nuk kompletohet identifikimi. MPJ do të organizojë transportin e të vdekurve. Kemi disa kompani që do të angazhohet rreth kësaj, ndërsa javën e ardhshme presim takim edhe me familjet për t’i respektuar kërkesat e tyre për dhënien e trupave”, tha Osmani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...