Gjilani do ta vizitojë Llapin në super-formë, Ballkani e Drita presin fitore, vështirë edhe për Prishtinën.
BKT Superliga e futbollit vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 16-të.
Gjatë ditës së sotme, do të luhen dy takime, Drita do të presë Dukagjinin, derisa Prishtina do të luajë në udhëtim te Ulpiana.
Të dy takimet zhvillohen nga ora 13:00.
Por, dueli kryesor në këtë xhiro do të luhet të dielën, kur Llapi do ta presë Gjilanin.
Lideri i ligës elitare do të ketë punë mjaft të vështirë pasi do ta vizitojë një ekip që po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme.
Gjilanasit e morën primatin të enjten pasi e mundën rivalin lokal, Drita.
Nga ana tjetër, llapjanët vijnë nga fitorja ndaj Drenicës dhe mjaft të motivuar.
Prandaj, “Skifterat” duhet të djersiten shumë për të nxjerrë pikë në Podujevë.
Llapi e pati një fillim të zbehtë të sezonit, ndërsa sot është njëri prej ekipeve më të fuqishme në Superligë. /GE/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...