Ashtu si Gjermania, Austria është një nga avokatët e mëdhenj për një integrim të hershëm në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
“Ballkani Perëndimor është pjesa më e rëndësishme e “puzzle” për një Evropë të përbashkët, më të sigurt dhe ekonomikisht më të fortë”, tha ministri i Jashtëm austriak, Michael Linhart.
Ky i fundit, i cili po viziton Parisin, ka biseduar me shefin e diplomacisë franceze, Jean-Yves le Drian, Franca është një nga ato vende të BE-së që kanë rezervat e tyre kur është fjala për pranimin e anëtarëve të rinj, citon sn.
Në një deklaratë për APA, Linhart tha se pa Ballkanin Perëndimor, e gjithë pamja nuk do të ishte e plotë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmbushur detyrimet e tyre dhe janë tregu se janë e ardhmja jonë. Prandaj, për Austrinë, hapi tjetër logjik është fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shpjegoi ai.
Në Paris, me rastin e marrjes së presidencës franceze të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, Linhart foli kryesisht për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Malin dhe Libanin.
Linhart theksoi zhvillimin pozitiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të anëtarësimit në BE.
Ndryshe, Linhart pasi u emërua si kryediplomat, vizitën e parë e parë jashtë vendit e bëri në Bosnje-Hercegovinë gjersa së fundmi ishte edhe në Shkup dhe Tiranë.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...