Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në Gllogjan ku u vranë tre persona dy prej të cilëve nxënës.
Kuka ka shkruar se i gjithë populli i ka sytë tek organet e sigurisë duke bërë apel që të lëvizin çdo gur për ta kapur autorin e krimit.
“Gllogjani u përgjak mbramë! Me gjakun e njomë të të rinjve nga fshati që aq shumë na dha krenari gjatë luftës! Faji i vetëm i të rinjve ishte se shkuan të edukohen në shkollë që nesër vendin ta çojnë përpara! Sot një popull i ka sytë tek organet e sigurisë,lëvizni çdo gurë për gjetjen e këtij krimineli dhe i jepni dënimin e merituar! Ngushëllime familjeve dhe miqve”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...