Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmin ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Gllogjan, derisa në atë moment në autobus, sipas autoriteteve, ndodheshin tetë persona.
Për krimin makabër që tronditi gjithë vendin ka folur për media Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmetaj.
Ai ka thënë se aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit.
“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, është shprehur Mehmeti.
Mehmeti tha se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin, shkruan express.
Ai tha se janë duke punuar në dy ose tri drejtime, ku sipas tij, i kanë dyshimet, por që është herët të flitet se a kanë ose jo person/a të dyshimtë.
“Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, ka thënë ai.
Më tej, sa i përket asaj se Gllogjani duhet të hyj në ‘shtet-rrethim’, Mehmeti tha se aktualisht në vendin e ngjarjes e kanë edhe njësinë e qenëve, por që sipas tij, në mot me shi ata nuk mund të nuhasin ose të çojnë drejt ndonjë piste.
“Akutalisht kemi njësi të mjaftueshme, por në situata të tilla si kjo me shi, qentë nuk arrijnë ta nuhasin erën e armës apo diçka tjetër”, ka thënë ai.Për rastin ka folur edhe një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi.
“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.
Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, kanë konfirmuar autoritetet e rendit në Kosovë.
Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, ka thënë se policia, tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se ngjarja në Deçan është akt terrorist.
Sipas tij, policia ka arsye për të besuar se “sulmin e ka kryer një person i vetëm”.
Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti, ka konfirmuar se një person i plagosur në incident ndodhet në këtë spital dhe se gjendja e tij është stabile.
Në vend të ngjarjes, përveç policisë, ka dalë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, porse ende nuk ka ndonjë të dyshuar.
Ai ka thënë se në mesin e tre të vrarëve janë dy nxënës shkolle dhe shoferi i autobusit.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë.
Autobusi ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat. Nuk është ende e qartë nëse autobusi ka qenë cak i të shtënave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...