Manastiri i Deçanit shpreh ngushëllime për viktimat në Gllogjan: Tragjedi e vërtetë

00:25 | 27 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Manastiri i Deçanit ka shprehur ngushëllime për tre të vrarët në këtë komunë, përkatësisht në fshatin Gllogjan, pas një sulmi me armë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’, nga ky institucion fetar e vlerësojnë rastin si “një tragjedi të vërtetë”, shkruan lajmi.net.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve me rastin e të shtënave ndaj nxënësve të shkollës në Kosovë. Tragjedi e vërtetë”, thuhet në postimin e tyre.

Nga tre të vdekurit në Deçan, njëri nga ta ka qenë shoferi i autobusit që po ngaste mjetin i cili u sulmua nga një person i panjohur, ndërsa dy prej tyre ishin nxënës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme