Ish-ministri francez hetohet për përdhunim dhe abuzim seksual

23:19 | 26 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Prokuroria e Parisit ka hapur hetim kundër ish-ministrir francez të mjedisit, Nicolas Hulot, pas një sërë akuzash për abuzim seksual të ngritura kundër tij nga disa gra.

Zyra e prokurorit ka njoftuar se një hetim fillestar ishte nisur për përdhunim dhe abuzim seksual pas akuzave të një gruaje, e cila ishte e mitur në kohën kur ka ndodhur ngjarja, transmeton portal arbresh.info

Qëllimi i hetimit ishte të konstatohej nëse janë kryer vepra penale dhe nëse ka skaduar afati i parashkrimit.

Akuzat ndaj Hulot, 66 vjeç, u ngritën në një emision televiziv mbrëmë, por ai i mohon ato. Por në të njëjtën kohë ai njoftoi tërheqjen e tij nga jeta publike.

Incidentet e përshkruara nga gratë në deklaratat e tyre dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 1989 dhe 2001.

Në vitin 2018, Hulot dha dorëheqjen si ministër i mjedisit pasi u bënë publike akuzat për abuzim në vitin 1997./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme