Sven Botman është mbrojtësi i fundit i lidhur me një lëvizje në Juventus pasi Maximiliano Allegri vazhdon të rindërtojë skuadrën në Torino.
Tekniku i rikthyer po mbikqyr një fillim të dobët të këtij sezoni dhe një arsye për këtë është se shumica e lojtarëve aktual në klub po përformojnë dobët.
Në mbrojtje, Giorgio Chellini dhe Leonardo Bonucci kanë munguar ndeshjet për shkak të lëndimit ose për shkak se duhet të pushojnë.
Mathijs de Light është mbrojtësi tjetër me cilësi të lartë, por lojtarët si Daniele Rugani thjeshtë nuk janë mjaftueshëm të mirë.
Sven Botman i skuadrës franceze, Lille po cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Francë.
Siç raporton “Tuttomercato”, Juventus tani po kërkon ta shtojë atë në skuadrën e tyre në Torino.
Lillle fitoi Ligue 1 sezonin e kaluar dhe Botman luajti një rol të rëndësishëm në atë triumph.
Klubi francez është gjithmonë i lumtur të përfitojë nga yjet e tij dhe Juve do të ketë pak probleme në sigurimin e nënshkrimit të tij, për sa kohë që ata mund të përmbushin vlerësimin e tij në treg./Arbresh.info
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...
Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillim...
Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin
Princi Harry dhe Meghan Markle blenë një shtëpi në Europë