Sonte rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan.
Deri tash është raportuar për tre të vdekur dhe një të plagosur.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar në Spital, ndërsa vdekja e personit të tretë është konfirmuar në vendin e ngjarjes.
Deri tash sipas tij bëhet e ditur për një të lënduar.
“Një autobus i cili ka që ka qarkulluar nga Gjakova -Deçan, në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të autobusit. Në spitalin rajonal, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e dy personave, një i lënduar gjera në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.
Tutje arbresh.info ka kontaktuar edhe kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj i cili ka thënë se tre persona janë vrarë sonte pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj autobusit që po barte nxënësit.
“Shoferi ka vdekur në vend derisa dy prej nxënësve kanë ndërruar jetë në spitalin e Pejës”, tha Ramosaj.
Ramosaj tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan.
Ndërsa shoferi i autobusit është nga fshati Skivjan i Gjakovës.
Në anën tjetër, nga Prokuroria Themelore e Pejës, kanë bërë të ditur se janë duke u bërë hetimet rreth vdekjes së viktimës dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“E gjitha çfarë mund të ju them deri më tani është se prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës lidhur me hetimin e vdekjes të së ndjerës”, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
Kujtojmë se për këtë rast tragjik kanë reaguar edhe krerët e lartë të shtetit duke e quajtur si akt makabër dhe terrorist. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...