Google ADS

KOK me tre anëtarë në komisionet e Komitetit Olimpik të Evropës

19:58 | 26 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Komiteti Olimpik i Kosovës do të përfaqësohet me tre anëtarë në komisionet e Komitetit Olimpik të Evropës për ciklin 2021-24.

Tre përfaqësuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, zyrtarja ligjore, Blerina Imeri dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi, janë bërë anëtarë të tri komisioneve të ndryshme të EOC-ut.

Vendimi është marrë në seminarin dy ditësh të EOC-ut, të mbajtur dje dhe sot në Shamorin të Sllovakisë.

Sekretari i përgjithshëm, Aliti do të jetë pjesë e Komisionit për Festivalet Olimpike Evropiane Verore dhe Dimoërore për të Rinjë, komision të cilin e prinë, Liney Halldordottir, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të EOC-ut.

Zyrtarja ligjore, Imeri, do të përbëjë Komisionin Ligjor, kryetar i të cilit është Marc Theisen nga Luksemburgu, ndërsa zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi është emëruar anëtar i Komisionit për Marketing dhe Komunikim, të cilit i prinë kryetari, Mihai Covaliu, presidenti i Komitetit Olimpik të Rumanisë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka vlerësuar lartë emërimin e tre anëtarëve të KOK-ut në komisionet e EOC-ut, duke thënë se do të angazhohet edhe më tej për të përfshirë sa më shumë anëtarë të stafit dhe Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në komisionet e rëndësishme ndërkombëtare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme