Google ADS

Xavi shpreson që Dembele të qëndrojë te Barcelona

18:33 | 26 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka bërë të qartë se anësori francez, Ousmane Dembele është në planet e tij në “Camp Nou”.

“Kam pasur një bisedë individuale me të”, tha Xavi për media të premten.

“Ia bëra të qartë se sa i rëndësishëm ishte për mua jo vetëm këtë sezon, por edhe për të ardhmen. Kjo varet nga ai. Shpresojmë se ai mund të rinovojë, sepse ai është ënjë lojtar i aftë për të bërë një ndryshim në vitet e ardhshme”.

Dembele ka bërë vetëm dy paraqitje në Ligën e Kampionëve këtë sezon për shkak të lëndimit, por është në skuadër për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Villarreal./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme