434 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

16:44 | 26 Nëntor 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.026, ndërsa janë regjistruar 434 raste të reja me COVID-19.

Shkup – 195, Manastir – 41, Prilep – 26, Kavadar – 20, Kumanovë – 17, Ohër dhe Berovë nga 12, Tetova dhe Veles nga 11 nga një, Shtip – 9, Koçani – 8, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Demir Hisar nga 7, Gjevgjeli – 6, Strumicë, Resnjë dhe Vallandova nga 5, Radovishi dhe Vinicë nga 4, Kratovë dhe Makedonska Kamenica nga 3, Negotinë – 2, Kërçovë, Dibër, Probishtip, Bogdanci, Krushevë, Makedonski Brod dhe Demir Kapi nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 421 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 persona të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (46, 65, 79 dhe 79), 2 të vdekur nga Manastiri (83 dhe 84) dhe një i vdekur nga Velesi (73), Kavadari (72), Koçani (67), Dellçevë (70), Krushevë (69) dhe Radovish (76).

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 7 persona të vdekur me datë vdekje nga data 15.10.2021 deri më 20.11.2021. Janë regjistruar personat e vdekur nga Shkupi (2), Tetova (1), Gostivari (1), Velesi (1), Kriva Pallanka (1) dhe Dellçeva (1).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 214.213, numri i të shëruarve është 198.419, numri i të vdekurve është 7.511, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.283./Telegrafi/

Të ngjashme