Kanye West tha të mërkurën se Zoti do ta ribashkojë atë dhe ish-gruan Kim Kardashian, pasi ai pranoi se kishte bërë ‘gabime’ në martesën e tij.
West, 44 vjeç, foli për martesën e tij teksa u shfaq në eventin e LA Mission për të ofruar 1000 vakte në Skid Row përpara Ditës së Falënderimeve, shkruan DailyMail.
“Rrëfimi që Zoti dëshiron është të shohë se ne mund të shpengohemi në të gjitha këto marrëdhënie”, tha fituesi i Grammy-t, sipas Page Six. “Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime”.
Ai vazhdoi: “Kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por tani sot, për çfarëdo arsye – nuk e dija se do të isha përballë këtij mikrofoni – por jam këtu për të ndryshuar”.
Kanye foli për statusin e lidhjes pasi romanca e re e Kardashian me Pete Davidson vazhdon të jetë në titujt kryesorë të mediave rozë.
West, i cili ka katër fëmijë me Kardashian – North, tetë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe dhe Psalm, dy muajsh – tha se prindërimi mbetet prioriteti i tij më i rëndësishëm në mes të kohës së trazuar.
“Duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai. “Pra, kur jam jashtë shtëpisë, kam një shtëpi pranë shtëpisë. Unë po bëj gjithçka për të qenë pranë situatës”.
Fituesi i Grammy-t shtoi: “Po përpiqem ta shpreh këtë në mënyrën më të arsyeshme, në mënyrën më të qetë të mundshme, por duhet të kthehem në shtëpi”.
Në fjalimin e tij, West foli gjithashtu për ndikimin e madh që ai dhe ish-gruaja e tij kanë në publik dhe aludoi për pabarazitë ekonomike me të cilat përballet vendi.
“Nëse armiku mund ta ndajë Kimin nga Kanye, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull”, tha ai, “por kur Zoti ta bashkojë Kimin me Kanyen, do të ketë miliona familje që do të ndikohen për të parë se si ata mund të kapërcejnë punën e ndarjes, të traumës që djalli ka përdorur për të kapitalizuar për t’i mbajtur njerëzit në mjerim, ndërsa njerëzit shkelin njerëzit e pastrehë për të shkuar në dyqanin Gucci”.
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...