Vaksina përforcuese e COVID-19 do të jetë e detyrueshme për të gjithë të rriturit në Francë me qëllim për të hyrë në ambiente publike si restorante, kafene, kinema dhe muze, duke filluar nga viti i ardhshëm, tha të enjten ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Anadolu.
Veran përjashtoi kufizimet, përfshirë “izolimin, orën policore, mbylljen e hershme të dyqaneve ose kufizimin e lëvizjes”, në një konferencë për media për të zbuluar masat mes rasteve në rritje të koronavirusit.
“Kemi mjetet për të luftuar këtë valë të pestë. Mund të arrijmë ta kalojmë këtë valë pa kufizime të mëtejshme për popullatën”, tha ai teksa njoftoi se vaksina përforcuese do të jetë e hapur nga e shtuna për të gjithë të rriturit, pesë muaj pas injektimit të tyre të fundit.
Në mungesë të dozës së tretë, leja shëndetësore, prova dixhitale e vaksinimit ose rezultati negativ i testit RT-PCR për hyrje në vende publike dhe sociale, do të jetë i pavlefshëm nga 15 janari, shtoi Veran.
Për të shtyrë 6 milionë personat e pavaksinuar drejt marrjes së vaksinës, qeveria uli vlefshmërinë e testeve RT-PCR në 24 orë duke filluar nga 29 nëntori.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme nga 26 nëntori, në të gjitha mjediset e mbyllura, vendet publike dhe vendet e mëdha si tregjet e Krishtlindjeve.
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...
Haradinaj dënon sulmin në Ibër Lepenc: Në mbrojtje të Kosov...
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...