Një debat i fortë ka përfshirë analistin Robert Rakipllari dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Rakipllari i kërkoi Bashës te sqarojë nëse Berishën e ka përjashtuar se është i korruptuar apo sepse i është bindur një ultimatumi për të mbajtur karrigen e tij.
Basha e quajti të turpshme këtë deklaratë të Rakipllarit dhe i kërkoi Eni Vasilit të mos shkojë publicitet pa i dhënë përgjigje sepse në të kundërt i bie të jetë në censurë.
Rakipllari iu kthye duke i thënë të mos i ngrejë zërin, ndërsa Basha i tha të mos bëjë zhurmuesin.
Debati
Rakipllari: Nëse keni larguar nga grupi një të korruptuar keni marrë një vendim të drejtë. Por nëse i jeni binsdur një ultimatumi për të mbajtur karrigen tuaj atëherë histori tjetër.
Basha: Nuk ka asgjë më të turpshme se ajo që thatë. Po të ishte për karrigen time, do të merrja vendim krejt tjetër. Nuk ka Brake pa kthyer përgjigje këtyre dyve, ose atëherë ka censurë.
Vetë Berisha ka thënë ccështë ky që vazhdon të rrijë aty për Tom Doshin, ndërsa vetë vazhdon të rrijë aty. Kemi besim te një aleat që na nxori nga komunizmi. Sigurisht që kam besim te SHBA-të. Kush të futi në NATO? Kush i dha pavarësinë Kosovës?
Rakipllari: Mua zërin mos ma ngri.
Basha: Atëherë mos bëj zhurmuesin. E bëre pyetjen merr pergjigjen. Kur më thonë cc’punë ke me Amerikën, unë i them o idjot. Po të mos ishte për SHBA-të nuk do të kishim as rënie të komunizmit as pavarësi të Kosovës. Mos të bëjmë këtu sikur jemi murgj të mbyllur në manastir dhe se dimë rëndësinë e SHBA-ve. 8 vite mkam zgjedhur ccdo radhë anën e tij, se kam thënë asnjëhere po e them sot. SHBA-të vunë vijë të kuqe për ne. Nuk komentoj vendimet e SHBA-ve. Të jesh idiot të shkosh kundër SHBA-ve. Nuk ju drejtohem ju.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...