Në prag të mbledhjes së 7 të përbashkët ndërmjet Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, është publikuar matja e opinionit publik në Shqipëri lidhur me bashkimin kombëtar.
Sipas të dhënave të Euronews Albania, 79.2 e qytetarëve të anketuar janë shprehur pro bashkimit të dy shteteve në një .
Ndërsa, sipas Agron Demit nga Kosova këto të dhëna tregojnë se përqindja e atyre që janë pro bashkimit ka një rritje prej 4.4 pikë përqindje në krahasim me një hulumtim të kryer më 2019.
Barometri i Euronews Albania, kushtuar mendimit të qytetarëve të Shqipërisë në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ka zbuluar se vetëm rreth 16% e shqiptarëve janë kundër bashkimit.
Megjithatë, më pak se gjysma e shqiptarëve mendojnë se një bashkim mes dy vendeve mund të ndodhte në 10 vitet e ardhshme.
Në rast bashkimi, 70% e shqiptarëve mendojnë se kryeqytet duhet të jetë Tirana.
Gjetjet janë të Barometrit të realizuar në 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje./arbresh.info/
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...
Policia realizon mbi 230 urdhëresa të gjykatave në rajonin e...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut