Në dy ditën e ardhme moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Në disa pjesë do të ketë riga shiu, ndërsa sipas IHMK-së, të shtunën do të shënohet ngritje e temperaturave.
“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...