Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

19:45 | 25 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Në Shqipëri, ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.

Berisha nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova.

Berisha mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eleminuar zotin Basha, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Intervista plotë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme