Google ADS

Përpjekjet për një takim Kurti-Vuçiq para fundvitit, Lajçak takon kryeministrin e Kosovës

18:23 | 25 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka arritur në Qeverinë e Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ky takim vije pas vizitës që Lajçak ka bërë në Serbi, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Lajçak ditë më parë në takime të ndara ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas këtyre takimeve Lajçak është shprehur optimist për një takim ndërmjet Kurit e Vuçiq para vitit të ri.

Kryeministri i Kosovës javë më parë ka thënë se është e mundshme një marrëveshje me Serbinë gjatë mandatit të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme