Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së
Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.
Gjykata Supreme sot ka vendosur që votimi përmes postës elektronike për kryetar të Dragashit të përsëritet.
Kjo pasi gjatë raundit të dytë të mbajtur me 14 nëntor është vërejtur se ka pasur parregullsi gjatë votimit përmes postës./arbresh.info/
Vendos KQZ: 1.090 qytetarë do të kenë drejtë vote me post në Dragash
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...