Takohen Osmani e Lajçak, temë diskutimi dialogu me Serbinë

17:20 | 25 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim, të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirolav Lajçak.

Ky takim vije në vazhdën e përpjekjeve për rritje të intensifikimit të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Lajçak ditë më parë në takime të ndara ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas këtyre takimeve Lajçak është shprehur optimist për një takim ndërmjet Kurit e Vuçiq para vitit të ri.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme