Publikohet raporti 24 orësh i IKSHPK-së

15:29 | 25 Nëntor 2021
A. B.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 12 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës. Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, njofton MSH.

Tutje, MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. Në total numri i rasteve aktive është 323”, thuhet në njoftim.
MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe Astra Zeneca. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme