Presidenti i Aleancës kosovar e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar pas përfundimit të ndërtimit të banesave për banoret për banoret që u dëmtuan nga tërmeti dy vite më parë.
Përmes një postimi në facebook, Pacollii si financues i këtij projekti nga fondacioni “Pehgjet Pacolli”, i ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë projekt human.
Postimi i plotë:
Së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vëllezërit e mi Afrimin dhe Rrahimin, dhe bashkëpunëtorët e mi Valonin, Nelsonin, Dritonin dhe koperuesit tjerë, sot në Thumanë dorëzuam banesat e ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti. Nga afër, përjetuam pamjet transformuese të këtij blloku të mrekullueshëm banimi të ndërtuar sipas normave strikte europiane, pra një ambient me ndërtesa moderne, ngjyra të bukura, shëtitore, hapësira të gjelbra, lodra për fëmijë, hapësira për aktivitete tregtare, për aktivitete biznesi të ri etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjarët e mi, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë ata që morën pjesë në punë për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.
Zoti i bekoftë familjet shqiptare kudo që janë!/arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...