Google ADS

“Dita e Dardanëve”, Kosova në basketboll drejt fitores ndaj Norvegjisë

13:53 | 25 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Dita e shumëpritur ka ardhur. Kosova përballet sonte me Norvegjinë në Bergen nga ora 19:00.

Ky takim zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve për ‘FIBA Eurobasket 2025’.

Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka, ku “Dardanët” i presin më 28 nëntor në Prishtinë nga ora 19:00.

Vendi i parë kualifikohet tutjem si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese.

Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues, ndërsa kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova.

Vendasit kanë vënë në dispozicion 1200 bileta për takimin e parë në shtëpi pas 20 vitesh.

Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen e tifozëve shiqptarë, ashtu siç i kanë përkrahur në ndeshjet tjera që i kanë zhvilluar si mysafir.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme