Barazimi 0-0 kundër Benficas të martën mbrëma në UEFA Champions League theksoi nevojën e dëshpëruar të Barcelonës për një qendërulmues të ri natyror në skuadër.
Me Sergio Aguero të përjashtuar nga fusha për një të ardhme të parashikueshme dhe Luuk de Jong jo në planet e menaxherit, Xavi Hernandez, gjigandër katalanas mbeten pa numërin 9-të në radhë dhe u mbështetn te Memphis Depay.
Pavarësisht vështirësive financiare të klubit, Barcelona do të duhet të invesojë në një numër të ri 9-të në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk mund të përballojnë të kalojë të gjithë sezonin në këtë mënyrë. Një emër që po shqyrtohet si zgjidhje e problemit është Arthur Cabral i FC Basel.
23-vjeçari ka qenë në formë të shëlqyer deri tani këtë sezon për gjigandët zviceran, pasi ka kontribuar me 23 gola në vetëm 24 ndeshje në të gjitha garat. Përveç kësaj, ai ka regjistruar edhe tetë asisistime.
Bazuar në kontributin e tij për klubin, Arthur Cabral mori një thirrje në ekipin kombëtar të Brazilit në grumbullimin e fundit, megjithëse ai ende nuk ka bërë paraqitjen e parë për ta.
Tani, “Sport” raporton se Barcelona tashmë ka filluar negociatat me Basel për nënshkrimin e Cabral në afatin kalimatar të janarit.
Më tej pretendohet se blaugranët janë të gatshëm të shpenzojnë deir në 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit brazilian./Arbresh.info
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa