Sipas ministrit të Mbrojtjes, Diego Molano forcat e armatosura të Kolumbisë kapën 10 tonë kokainë të martën, dërgesa më e madhe deri tani këtë vit, dhe shkatërruan dy laboratorë droge në një mision kundër narkotikëve në juglindje të vendit.
Kokaina dhe laboratorët, të cilët i përkisnin rebelëve të majtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), u gjetën në një zonë rurale të komunës Samaniego, që ndodhet në provincën Narino të Kolumbisë pranë kufirit me Ekuadorin, tha Molano, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Kjo është goditja më e rëndësishme për sa i përket kapjes së kokainës këtë vit”, tha Molano në një mesazh të regjistruar. “Dhjetë tonë do të bënin që ELN të merrte më shumë se 300 milionë dollarë.”
Pavarësisht dekadave të luftës kundër trafikut të drogës, Kolumbia mbetet prodhuesi kryesor global i kokainës dhe përballet me presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur sasinë e kokainës si dhe prodhimin e saj.
Ushtria dhe policia e Kolumbisë konfiskuan një rekord prej 505 tonë kokainë në vitin 2020. / arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...