Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal ishte i kënaqur me fitoren 3-0 ndaj FC Sheriff.
Rezultati e ka vendosur Realin për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Është ftohtë këtu, por rezultati e bën gjithçka më të këndshme. Ne jemi kualifikuar dhe kemi bërë punën tonë këtu, që ishte të fitonim në këtë fushë. Ne kemi luftuar për të mbajtur portën e pastër në ndeshjet e fundit, por ia dolëm sot dhe shpresojmë se kjo do të vazhdojë në ndeshjet e ardhshme sepse kjo do të na ndihmojë të fitojmë shumë pikë”, tha Carvajal.
“Trajneri na tha që të mos kënaqemi, se do të ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se do të duhej të shfaqnim një paraqitje të plotë në çdo aspekt për ta fituar atë dhe skuadra reagoi mirë. Nuk munë të përballonim të rrëshqisnim me rezultatin sot”, përfundoi ai.
Përmes kësaj fitore, Real Madrid siguroi kualifikimin në fazën eleminatore të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...