Sot do të zhvillohen edhe ndeshjet e parapara në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës, me vëmendje te derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.
Edhe Drita edhe Gjilani ndajnë dy vendet e para me 25 pikë të grumbulluara, ndërsa përmes kësaj ndeshje do të kërkojnë të bëjnë diferencën dhe të ngjitet në krye të tabelës.
Nga ana tjetër do të zhvillohen edhe dy përballje tjera.
Drenica do të jetë nikoqire e Llapit në stadiumin “Bajram Aliu”.
Skuadra nga Skenderaj për momentin gjendet në vendin e gjashtë me 20 pikë të grumbulluara dhe ka vetëm një pikë më pak se Llapi e cila gjendet në vendin e katërt.
Nga ana tjetër, edhe Ballkani do të jetë nikoqire e Malishevës.
Skuadra nga Suhareka gjendet në vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se kreu i tebelës, ndërsa Malisheva gjendet në vendin e 9-të me 15 pikë të grumbullara dhe është në luftë për mbijetesë.
Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...