Google ADS

Lionel Messi iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë në ‘Ethihad’ për t’ia futur topin mes këmbëve Raheem Sterling

22:01 | 24 Nëntor 2021
KRG

Lionel Messi ishte në disponim që të bënte një nga truket e tij të zakonshme të mërkurën mbrëma, teksa kaloi Raheem Sterlingun, duke ia futur topin në mes të këmbëve në ndeshjen e Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Manchester City ende besoj që kanë mundur të marrin yllin e madh në skaudrën e tyre, kur ky i fundit kaloi te PSG. Këto fjalë kanë mundur t’i thonë edhe sot ku Man City po përballet me PSG-në.

Vetëm gjashtë minuta pasi filloi ndeshja, 34-vjeçari e bëri Sterling të dukej jashtë lojë, kur me një lëvizje të bukur e largoi nga loja.

Por nuk ka asnjë arsye që sulmuesi anglez të ndihet keq, pasi ai nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit që pëson nga ky truk.

Pavarësisht gjeniut argjentinas në fushë, pjesa e parë i takoi pothuajse tërësisht vendasve, të cilët thjesht nuk gjetën vetëm golin.

Skuadra e Guardiolas është pa Kevin de Bruyne, Phil Foden dhe Jack Grealish në këtë ndeshje, ndërsa dominuan në 45 minutat e para dhe goditën shtyllën me Ilkay Gundogan.

Të ngjashme