Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka thënë se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e tyre si dëshmitar në nj rast dhe jo i dyshuar për rastin e 400 kilogramëve të kokainës në Lipjan.
Sipas IKP-së, drejtori i Policisë u intervistua pas suspendimit të nënkolonelit Arbnesh Ajvazi i cili u supsendua nën dyshimin për “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.
“IPK me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, ofron sqarim rreth shkrimeve të publikuara lidhur me intervistimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.IPK konfirmon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së. z.Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, thuhet në sqarimin e IPK-së
IPK thotë se e intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike të cilin rast është duke e hetuar vet Policia e Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës duke i falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, inkurajon mediet që para publikimit të informacioneve t’i drejtohen Divizionit për bashkëpunim dhe informim të IPK-së për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave të sakta, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik.”, thuhet në njoftimin e IPK-së./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...