Vendimi që e shpalli si fajtor Karim Benzeman, nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e tij për Kombëtaren e Francës.
Benzema u shpall fajtor për ‘komplot për shantazh’ në një gjykatë franceze sot pas skandalit të videos seksuale që e përfshin Mathieu Valbuenan.
Sulmuesi i Real Madridit u përjashtua nga skuadra franceze nga viti 2015 për shkak të incidentit dhe u la jashtë Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018.
Por ai u kthye për Euro 2020 në fillim të këtij viti dhe ai ka luajtur te Franca pothuajse çdo ndeshje.
Kryetari i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, thotë se Benzema do të mbetet i disponueshëm për përzgjedhje te ekipi kombëtar.
“Nuk e di se çfarë do të vendosin Karim dhe avokatët e tij, nëse do të apelojnë vendimin, por sa i përket FA, nuk ka asnjë ndryshim”.
“Ai mbetet i disponueshëm për përzgjedhje, ndërkohë që i vjen keq për situatën. Ai nuk luajti për disa vite me kombëtaren franceze”.
“Ky sanksion nuk ndryshon asgjë për mua. Ai mbetet në dispozicion për përzgjedhje. Edhe nëse nuk apelon, për mua nuk ndryshon asgjë. Ai ka të drejtë të punojë. Mund të bëjmë një gabim, të dënohemi dhe të kthehemi sërish në punë”.
“Jam i kënaqur me të. Ai po performon mirë, po sillet shumë mirë”.
“Nuk bëhet fjalë që Federata të marrë një vendim më të rëndë se departamenti i drejtësisë. Nëse Didier dëshiron ta zgjedhë atë, FA nuk do ta kundërshtojë”.
“Nuk ka asnjë pengesë që e pengon atë të vazhdojë të luajë për kombëtaren franceze”, ka thënë ai për Get French Football.
Benzema ndihmoi Francën të arrinte kualifikimin për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në Katar./Telegrafi/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...