Google ADS

Falsifikonin teste për Covid, arrestohen tre persona në Gjakovë

17:26 | 24 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për lëshim e testeve Covid të falsifikuar.

Sipas policisë në mesin e të arrestuarave është pronari i laboratorit A.Sh.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjakovë (NJRHKEK–Gjakovë) ka filluar hetimet bazuar në informatën e pranuar se në një Laborator lëshoheshin teste COVID të falsifikuara sipas dëshirës së klientëve dhe pa prezencën e personave që ju duhej vërtetimi.

Hetuesit policor kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjakovë kanë ndërmarr një sërë veprimesh të nevojshme hetimore-operative dhe në koordinim me Prokurorin kompetent kanë zbatuar Urdhrin e pranuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, duke aplikuar masat e veçanta të hetimit dhe përmes tyre kanë siguruar prova të mjaftueshme ku vërtetohet dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (A.Sh.) ka kryer veprën penale ,,Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ,,Falsifikim i dokumenteve” ndërsa të dyshuarit me iniciale (N.Sh.) dhe (S.P.) kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Sot me datë 24.11.2021 me urdhër të gjykatës kompetente në Gjakovë në bashkëpunim me Inspektorët Shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë është realizuar një kontroll në Laboratorin në fjalë me pronar të dyshuarin me iniciale (A.Sh.)
Të dyshuarit janë arrestuar dhe në prezencë të Avokatëve mbrojtës janë intervistuar.
Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit (A.Sh) lëshon Aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit (N.Sh) dhe (S.P) vendos të lirohen në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme