Çfarë i tha Balina që Fifi nuk e përballoi dot?

16:58 | 24 Nëntor 2021
A. B.

Në Big Brother Albania Vip ka ndodhur diçka e pazakontë. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli.

Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifit i bie të fikët.

Pjesë nga debati:

Balina:“Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.”

Fifi: “Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani.”

Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Shiko videon:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme