Google ADS

Xhaka sqarohet pas insistimit të Jose Mourinhos, zbulon të ardhmen

16:40 | 24 Nëntor 2021
KRG

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka deklaruar për podcastin “Mit Geredet” dëshirën e tij për t’u pensionuar në Gjermani, në Bundesliga.

Atë e kërkon Jose Mourinho te Roma, ashtu siç e kërkoi edhe gjatë verës, por Xhaka thotë se do të respektojë kontratën me Arsenalin dhe më pas do të dëshironte sërish të luajë në Bundesliga, nga sezoni 2-24/25.

“Kam ende dhe dy vite kontratë me Arsenalin. Kur të mbarojë kontratën do të jem 32 vjeç dhe dëshiroj shumë të rikthehem tek klubi gjerman i M’Gladbach. Nëse Eberl do të jetë i gatshëm të më hapë derën përsëri unë do të jem shumë i lumtur për t’u rikthyer”, ka deklaruar Xhaka.

Me këtë, Xhaka i ka mbyll përfundimisht dyert Mourinhos, që në janar është i detyruar të kërkojë një tjetër mesfushor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme