Tiranës i është shtuar edhe një qendër e re sociale në zonën e Kombinatit, multi-funksionale për fëmijë, të rinj dhe të moshuar.
Sipas Bashkisë Tiranë është më e madhja në kryeqytet, dhe e ringritur nga e para pas dëmtimit të rëndë që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
“Kemi ngritur një etalon të ri, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin. Fillimisht nisi si një qendër komunitare për t’iu ardhur në ndihmë të moshuarve të vetmuar. Në fakt, vizioni për të hapur këtë qendër ka qenë i Edi Ramës kur ishte kryetar Bashkie. Ishte ideja që në zonën e “Misto Mames” të kishte një hapësirë për të ofruar disa shërbime bazë për të moshuarit, për fëmijët me aftësi ndryshe dhe sigurisht për ato 800 familje që kanë nevojë për një vakt. Dhe sot vizioni i Ramës në 2007-ën është kthyer në një qendër, që mund të themi është më e bukur”, tha Veliaj.
Zv/kryeministri Ahmetaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm është konceptuar edhe si buxheti i mbështetjes së shtresave në nevojë.
“Më shumë se 15 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo. Po lëvizim sipas hapësirës së buxhetit, por është një vëmendje ndaj tyre”, tha Ahmetaj./tch
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së