Google ADS

Mbi 25 mijë raste me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Poloni

14:39 | 24 Nëntor 2021
A. B.

Polonia ka regjistruar rreth 28 380 raste në 24 orët e fundit, një rritje prej 17% krahasuar me numrin e rasteve të regjistruara një javë më parë, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se kjo është hera e parë që nga prilli që numri i rasteve të reja është mbi 25,000.

Polonia gjithashtu regjistroi 460 viktima në 24 orë, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Rritja më e lartë e shkallës së vdekjeve është regjistruar në rajonet lindore për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit. Deri më tani është vaksinuar vetëm 64% e të rriturve. Qeveria heziton të vendosë më shumë kufizime, duke përmendur protestat në Holandë, Austri dhe Belgjikë.

Kujtojmë se, Polonia ka regjistruar më shumë se 3.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe 81,688 viktima . /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme