Google ADS

Abazi përmend disa faktorë pse nuk mori pjesë në Kuvend, shqetësimet thotë se i ka paraqitur edhe në lidership

18:54 | 23 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, nuk ka marrë sot pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.Abazi ka thënë se mos-pjesëmarrja e tij lidhet me disa pakënaqësi të tij të cilat i ka transmetuar tek lidershipi i VV-së.

Ai ka thënë se pret që ankesat e tij të adresohen me kujdes dhe në kohë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë-votuesËshtë hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme