Fillon Liga Unike te femrat

17:28 | 23 Nëntor 2021
KRG

Historike për basketbollin e femrave. Në këtë mesjavë do të fillojë Liga Unike në konkurrencën e femrave, ku do të garojnë tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Kjo është hera e parë që organizohet një ligë mes skuadrave më të mira nga të dyja shtetet në konkurrencën e femrave. Te femrat do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas faza e Play-offit.

Fillimisht ishte mbajtur Superkupa Mbarëkombëtare në Vlorë, ku kishte fituar Penza e Pejës, kampione aktuale e Kosovës.

Në xhiron e parë do të përballen dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Prishtina, ku pritet një sfidë interesante, me të dy skuadrat që synojnë fitore.

Të mërkurën në mbrëmje është një përballje shumë interesante mes Bashkimit dhe Partizanit, dy skuadra që kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Të enjten përballen kampioni i Shqipërisë, Flamurtari nga Vlora dhe kampionia e Kosovës, Penza e Pejës. Skuadra nga Vlora ka fituar Kupën e Federatës së Shqipërisë, ndërsa vashat pejane kanë fituar Superkupën e Kosovës dhe edicionin historik të Superkupës Mbarëkombëtare.

Të dy këto skuadra u përballën edhe në Vlorë gjatë Superkupës Mbarëkombëtare, ku fituan vashat nga Peja me rezultat 70:79 për të depërtuar në finale, ku triumfuan ndaj Prishtinës.

Liga Unike (Femrat) – Java 1

E Mërkurë

17:00 Tirana – Prishtina

19:00 Bashkimi – Partizani

E Enjte

17:00 Flamurtari – Penza. /arbresh.info/

Të ngjashme