Dj Pm dhe Sarah puthen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin

15:40 | 23 Nëntor 2021
A. B.

Sara dhe Dj Pm tani po flirtojnë hapur.

Dyshja simpatike e Big Brother Vip kanë pranuar publikisht se kanë pëlqim të ndërsjelltë, ani pse fillimisht pëlqimin e kishte shprehur vetëm Pm.

Pas disa keqkuptimeve që patën ditë më parë Sara dhe Dj Pm përmirësuan raportet, madje kjo e fundit ka marrë hapin e para për ti dhuruar puthje në buzë dj-t nga Kosova.

Dje në mediat rozë kudo bëri bujë të madhe puthja që ndodhi mes dyshes teksa të tjerët flinin.

Ndërkohë ata vendosën që t’iu tregojnë edhe banorëve tjerë, gjë e cila nuk u prit mirë nga Fifi.

Derisa sot gjatë provës javore Sara dhe Dj Pm sërish kanë shkëmbyer puthje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme