Për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari e ku jetën e humbën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të gjitha Ambasadat e këtij shteti dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga kjo ministri kanë treguar se të gjitha Ambasadat e Maqedonisë Veriore kanë hapur libra të zisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme e informon opinionin se në përputhje me Vendimin e Qeverisë për shpalljen e tri ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën më shumë qytetarë tanë, të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë. Njëkohësisht, informojmë se të gjitha Ambasadat dhe Misionet tona kanë hapur libra të zisë, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet, pritjet dhe promovimet e planifikuara në kuadër të Ambasadave dhe Misioneve tona gjatë ditëve të zisë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...