Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg të cilit i ka uruar marrjen e detyrës së re.
Kryeministri ka postuar disa fotografi me kancelarin austriak me të cilin ka diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, duke theksuar se Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i mirëmbajë.
“Sot pata kënaqësinë të përgëzoj kancelarin Alexander Schallenberg për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i mirëmbajë”, ka thënë Kurti. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...