Shlyerja e borxhit për pjesën Veriore për rrymën e shpenzuar nga serbët në Veri të Mitrovicës nga KOST-i pa miratim të ZRRES ka shtyrë, Komisionin për Ekonomi, Industri e Ndërmarrësi që të thërras për raportim Bordin e Menaxhmentit të KOSTT-it.
Pagesat e përgjithshme të Qeverisë dhe KOSTT-it për rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës kanë arrit 27.7 milionë euro.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ku theksoi po ashtu se vetëm për vitin 2021 janë ndarë nga KOSTT 17.7 milionë euro për mbulimin e humbjeve të energjisë në atë pjesë.
Këto shpenzime sipas Mehmetit janë shtuar për shkak të rritjes së konsumit dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Pal Lekaj, anëtar nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës ka vënë në dyshim se si janë bërë këto shlyerje.
” Arsyeja pse e kemi ftuar është se është një informacion se përpos 11 milionave që është debatua dhe e kemi një rezolutë që ju ka autorizuar juve që të bëni një pagesë prej 11 milion euro për humbjet e shpenzimeve nga rryma ne Veri të Kosovës. Nga informacionet që kemi është që ju duhet të paguani shtesë edhe 6.7 milion euro. Ne jemi të shqetësuar për këto vendime. Nuk ka qenë praktikë e mëhershme të këtyre pagesave duke ju autorizuar juve si KOST-it që të bëni shlyerje të pagesave në Veri. Unë jam që ju mos të merrni riskun të bëni pagesa pa miratimin e ZRRES. Kështu po bëjmë diskimin për qytetarët e tjerë.
Por këtë e ka arsyetuar, Jeton Mehmeti, nga KOSTI.
” Me datën 14.12.2020 ka filluar vendimi. Ne kemi marr një vendim bazuar në vendimet e Kuvendit të Kosovës ku thuhet se autorizon KOSTT-in që ti mbuloj shpenzimet për katër komunat veriore për borgjet e rrymës”.
Lekaj ka kërkuar shpjegim edhe për rritjen e çmimeve të rrymës.
” Me të vërtet është shqetësuese rritja e çmimit të energjisë, unë e kuptoj që ne kemi marr një vendim që do të merr veprime që të ndalet kjo dukuri negative por ndose kemi kaluar gjashtë mujorshin ne prapë po vazhdojmë më këtë avaz. Deri kur ju mund të shkon të merrni vendime për shlyerjen e borxheve”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...